Agron Duka, Kryetri i PAA, gjatë një takimi me strukturat e PAA të njësive administrative një dhe dy në kryeqytet kërkoi votën për kandidatët Adi Haxhiymeri dhe Arben Tafaj si kryesuesit e listës së PAA në Tiranë. Duka u shpreh se ka 27 vjet që në parlamentin shqiptar mungon një grup parlamentar i dedikuar vetëm mjedisit, çështjeve agrare dhe zonave rurale, ndaj sot, sipas tij, PAA është një alternative për t’i dhënë fund kësaj situate.
Parësore ne kemi zgjidhjen e çështjeve agraro-ambientaliste, pra çështjet e zhvillimit rural të cilat në 27 vjet nuk kanë pasur përfaqësues në parlamentin shqiptart. Pra një grup parlamentar që gjatë gjithë kohës të merret vetëm me këto çështje si në komisioonet parlamentare ashtu edhe në seancat parlamentare, nuk ka Parlamenti Shqiptar. Kështu që për të patur gjithonë në qendër të vemendjes këto çështje që ne thamë do ishte mirë që të votojmë këto kandida që ne kemi, sepse begrandi i tyre është i tillë.
Sipas kryetarit të PAA, Agron Duka, forca politika që kryeson e ka mbështetur në çdo betejë të saj shoqërinë civileve në mbrojtje të mjedisit. Duka tha se këtë e ka bërë sepse mjedisi nuk ka ngjyra politike, por është i të gjithëve, dhe nuk duhet të jetë vetëm shoqëria civileve që e mbron atë, por edhe qeveritë të cilatdo force politike të jenë ato. Sipas tij bashkimi i shoqërisë civile me PAA është një bashkim organik.
Ka pasur kauza ku shoqëria civile është ballafaquar me qeveri të ndryshme qoftë të majta apo të djathta prandaj ne themi që nuk kemi shumë krahë majtjas apo djathtas sepse mjedisi është i të gjithëve dhe qoftë në qeveri të majta apo të djathta duhet mbrojtur. Dhe këto njerëz të shoqërisë civile janë bashkuar me ne siç është sazan Guri, Aulon Kalaja, etj. Ne i kemi mbështetur në çdo lloj aksioni për të mbrojtur mjedisin në Shqipëri. Prandaj do të thoja që ky bashkiim nuk është një amalgamë koti, kakofoni që janë të njëjtët njerëz që janë marrë me politikë apo specialist të shoqërisë civile, por është një bashkim organik i cili, nëse ne do të arrijmë ta organizojmë deri në fund, do të arrijmë pastaj edhe ato objektiva që i kemi vënë vetes, siç janë zgjidhjet e çështjeve të Partisë Agrare Ambientaliste.
Në fund të takimi zoti Duka kujtoi edhe një herë se nuk mund të ketë zgjedhje pa qeveri teknike. Manipulimit të zgjedhjeve një ditë do t’i vinte fundi dhe këtë e dinim të gjithë, ndaj është momenti që politika të bëjë atë që duhet, të pranojë demokracinë dhe t’i nënshtrohet rregullave të saj.
Diskutime rreth kësaj post