Profesori Nigel Bundred, ka prezantuar në Amsterdam, në “Konferencën Evropiane të Kancerit të Gjirit”, dy barna të cilat kur kombinohen më njëra tjetrën arrijnë rezultate të larta në shkatërrimin e qelizave kancerogjene të disa llojeve të kancerit të gjirit.
Bëhët fjalë për barnat e njohura si Herceptin (trastuzumab) dhe Lapatinib, të dyja këto barna janë përdorur më parë për kurimin e kancerit të gjirit por kjo është hera e parë që ato kombinohen së bashku dhe rezultati i arritur është që shërojnë disa lloje të kancerit të gjirit pa përdorur kimioterapi në vetëm 11 ditë.
Ky projekt u financua nga organizata britanike “Cancer Research”,dhe ka si qëllim që kombinimi i këtyre dy ilaçeve të luftojë proteinën “HER2”, e cila ndikon në rritjen e qelizave kancerogjene dhe rikthimin e kancerit të kuruar më parë.
Diskutime rreth kësaj post