Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima, po flet me tone të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama.
Kokëdhima është ndalur te koalicioni qeverisës PS-LSI dhe përplasjet e fundit mes eksponentëve të të dyja forcave politike.
Kreu i lëvizjes “Zgjidhja” tha se Rama ka ndjekur rrugën e armiqësisë ekstreme me LSI dhe se PS kishte një urrejtje të madhe ndaj Ilir Metës.
“Rama ndoqi rrugën e armiqësisë ekstreme me LSI. Ishte shumë e vështirë të bëhej marrëveshja PS-LSI, pasi nuk kishte besim. PS kishte urrejtje të pamëshirshme ndaj Metës. Rama i sheh koalicionet si instrumente për të siguruara karrigen e tij për pushtet. PS është arratisur nga shinat e së majtës”, tha Kokëdhima.
Diskutime rreth kësaj post