Analisti Andi Bushati është shprehur për vizitën e Bashës në SHBA, ku theksoi se ishte më shumë botaforike dhe për ta shitur në Shqipëri, pasi nuk solli asgjë të re.
Bushati shtoi se opozita është sot e rrethuar ndërkombëtarisht, “Ka kundër edhe Uashingtonin edhe Brukselin, pasi deklarat që vijnë nga andej, shprehen që opozita duhet të futet në zgjedhje. Bushati shtoi se opozita ngre një fabul të rreme ku thot se i ka pro ndërkombëtarët, por kjo e dëmton atë.” – theksoi Bushati.
Analisti Fatos Lubonja duke folur per vizitën e Lulzim Bashes ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes tha : “Flitet për republikë të re apo të dytë ,unë dëshirojë një republike të Shqiptarëve jo të ndërkombëtareve . Sa kohë që këta rendin në Amerikë, këtu nuk kemi republikë te re në thelb. Popullit i tregojnë takime, fotografi, por nëse do presim se do rrëzohen qeveritë nga Amerikanët ne nuk kemi republikë.
Me tej Lubonja u shpreh se opozita ka te drejte te shpresoje. “Nuk duhet ta mohojmë që ka një shpresë te PD, që Trump sjell një ndryshim në Amerikë dhe që PD mund të krijojë një lidhje me administratën e re amerikane. Deri këtu që të është ok puna, por mbështetja nuk vjen e hapur. Problemi ështëm a do fillojmë ne të logjikojmë që atje ka dy Amerika apo tre? Trumpi është shumë problematik për identitetin e partive tona. Trumpin në Evropë e mbështet Mari Le Pen, Foranxhi,Orbani, në Itali Salvini sepse ata janë kundër Evropës.”- përfundon Lubononja.
Diskutime rreth kësaj post