Një i ri e ka pësuar shumë rëndë teksa ka bërë autostop në Vorë ditën e djeshme.
Një automjet tip “Fiat Panda” i ka ndaluar dhe e ka marrë për ta dërguar në Tiranë.
Mirëpo, i riu Xh.L. 26 vjeç nuk ka shkuar dot në destinacion, shkruan “Panorama”. Dy personat që ndodheshin në mjetin tip “Fiat” e kanë rrahur keqas dhe i kanë vjedhur paratë.
Të paktën kështu pretendon i riu që ka bërë kallëzimin në Komisariatin e Policisë në Vorë. XH.L. thotë për Policinë se dy të panjohurit ndaluan mjetin te rrethrrotullimi në Vorë dhe e nxorën me forcë nga mjeti.
Ata kanë nisur, sipas tij ta godasin dhe ta rrahin duke i marrë paratë dhe celularin. Më pas ata janë larguar. Policia ka nisur punën për kapjen e tyre.
Diskutime rreth kësaj post