Ditën e sotme në Parlament ka patur sërish debate dhe akuza të rënda. Por tanimë jo nga Berisha, por nga Blushi.
Mirëpo sot ai ka marrë një përgjigje që ndoshta se priste.
Në një replikë, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj, ka treguar se teksa vinte në mengjes me një kolege në Kuvend, kishin takuar në rrugë një zonjë elegante dhe elokuente në të folur, e cila ju kishte folur me shumë dashamirësi duke i vlerësuar zonjat e Partisë Socialiste.
Por kush ishte zonja ?
‘‘Unë jam gjyshja e Blushit, e atij që ju ka tradhtuar ‘‘, ka thënë gjyshja e Blushit, sipas Felajt.
Pra zonja elegante e elokuente përgëzon deputetet e PS-së dhe nipin (Ben Blushin) e konsideron si tradhtar.
Më tej Felaj i përmendi faktin që ai akuzon e hedh baltë mbi miqtë e tij të vjetër të deri djeshëm.
Diskutime rreth kësaj post