Mazhoranca miratoi sot 7 projektligjet e Reformës në Drejtësi me shumicë të cilësuar. LSI bashkoi votat me PS, duke bërë që 7 aktet ligjore të miratohen me 88 vota. Por, pavarësisht miratimit të këtyre ligjeve, mes dy forcave kryesore të mazhorancës duket se ka shumë mosbesim, shkruan BË.
Kjo gjë është shfaqur edhe gjatë kalimit të pr/ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”.
Ndërsa është hedhur për votim ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, ka shfaqur rezerva pasi sipas tij, “një nen është i paplotë”.
Por, në këtë moment ka ndërhyrë deputetja socialiste, Vasilika Hysi, e cila tha se ky nen ka problem me zbardhjen dhe do merret siç e ka propozuar Ministria e Drejtësisë. Pas kësaj Vasili ka dhënë dakordësinë.
“Dakord, atëherë, merret e mirëqenë”, tha ai. Por nga vendi ka ndërhyrë deputetja e LSIsë, Monika Kryemadhi, e cila ka shprehur hapur mosbesimin ndaj socialistëve. “Thuaji ta vendosin, se nuk ka garanci me këta. Nuk ke garanci nga këta”, tha Kryemadhi.
Diskutime rreth kësaj post