Në prag të vizitës së tij në Zvicër, kryeministri Rama ka dhënë një intervistë për gazetarin Enver Robelli. I pyetur për presidentin e ardhshëm të Republikës, Rama nuk e përjashtoi mundësinë që ai të jetë edhe një kandidat i ardhur nga diaspora, raporton JavaNews.
“Që nga rënia e komunizmit Shqipëria nuk ka pasur dorë të mbarë në zgjedhjen e figurave presidenciale. Shumica e tyre nuk kanë përfaqësuar unitetin e popullit. Mendoni se fokusi i kërkimit të ndonjë kandidati mund të zgjerohej edhe në diasporë?” – u pyet Rama i cili tha:
“Këtë nuk e kam menduar, por faleminderit se më dhatë një ide. Nuk e përjashtoj asnjë mundësi. Kandidati mund të jetë edhe nga diaspora”.
Diskutime rreth kësaj post