Seanca e sotme plenare edhe pse në mungesë të opozitës do të jetë shumë e rëndësishme kjo për faktin se do diskutohen 7 nga 27 projektligjet e paketës që rregullojnë funksionimin e institucioneve të sistemit të drejtësisë, pas miratimit të reformës kushtetuese.
Ndërsa në mungesë të opozitës pritet që këtë rol ta marrin ish- socialistët Blushi dhe Hafizi.
Ndër pr/ligjet, për nga rëndësia, veçohen ndërhyrjet në kodet e procedurave, sidomos ato në kodin e procedurës penale dhe civile, por dhe ndryshimet në ligjin “Për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë”, pr/ligji “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative”, ai “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”, etj.
Këto ligje kërkon shumicë të cilësuar prej 84 votash, ndaj dhe pritet një pjesëmarrje sa më e plotë e deputetëve të mazhorancës në seancë, ndërkohë që opozita vijon të bojkotojë punimet e parlamentit.
Edhe gjatë mbledhjes të ditës së hënë të grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi kërkoi pjesëmarrje absolute.
Diskutime rreth kësaj post