Zv.ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, i cili po zhvillon një vizitë në Prishtinë, ka folur edhe për zgjedhjet në Shqipëri.
Këtë ai e ka bërë gjatë një interviste për “RTK” dhe sugjerimi i tij nuk lë vend për interpretime. “Shqipëria duhet që t’i mbajë zgjedhjet e saj në kohën e duhur, më 18 qershor”, ka thënë Yee.
Zyrtari amerikan ka nxitur opozitën dhe të gjitha partitë e tjera që të marrin pjesë në zgjedhje dhe të mos i bllokojnë ato.
“Dhe nëse ka probleme, ne mendojmë se opozita dhe qeveria duhet të ulen në dialog dhe t’i zgjidhin, në mënyrë që zgjedhjet të jenë të lira e të ndershme”, ka shtuar Yee.
Diskutime rreth kësaj post