Janë disa “detaje” që ju bëjnë të kuptoni nëse e dashura ju ka tradhtuar apo jo:
Ju tërheq më shumë: Sa më shumë aktivitete seksuale të ketë një femër, trupi i saj do të prodhojë më shumë feromone, të cilat tërheqin seksin e kundërt. Në fakt, nëse rrini pranë saj dhe e ndjeni se po ju ndezet motori, gjasat janë të mëdha se ajo sapo ka pasur marrëdhënie seksuale.
Është më e lumtur: Hulumtimet me 15 mijë njerëz kanë treguar se ata që kanë seks dy ose tre herë në javë, janë 55 për qind më të lumtur se ata që kanë jetë më të varfër seksuale. Kështu që vini re për këto shenja, sidomos nëse është më e lumtur se zakonisht.
Është më e bukur se zakonisht: Shkencëtarët kanë dëshmuar se trupi i njeriut është më i shëndetshëm kur bën seks. Muskujt relaksohen, qarkullimi i gjakut rregullohet dhe trupi ndjehet mirë. Nëse ju duket më e bukur se zakonisht, ta dini se ka lidhje me seksin.
Nuk bën vërejtje: Gruaja e cila sapo ka pasur seks nuk bën shumë vërejtje, madje ajo nuk i vëren fare budallallëqet e përditshme, të cilat zakonisht e nervozojnë.
Ka fjetur mirë: Pas orgazmës gratë prodhojnë 30 përqind më shumë prolaktin, hormon ky që ndihmon rënien në gjumë të thellë. Gjumi i thellë është gjumë i mirë. Nëse e shihni të freskët në mëngjes dhe energjike për punë, ndoshta pas seksit ka pasur një gjumë të mirë.
Ka më pak kërkesa: Në këtë rast angazhohet oksitocini, i cili e bën më të kënaqur, prandaj ajo nuk irritohet shpejt. Shenjë kjo të cilën do ta kuptoni shumë lehtë.
Diskutime rreth kësaj post