Në prag të 1 Prillit, në kohën kur përfundon zyrtarisht marrëveshja mes PS-LSI, një nga eksponentët më të rëndësishëm të LSI shprehet mbi të ardhmen e koalicionit duke dhënë sinjale pozitive. Spartak Braho nëpërmjet një letre me titullinshprehet se e ardhmja e koalicionit është rruga e tyre e përbashkët me qëllim përmbushjen e reformave. “Koalicioni qeverisës PS-LSI të kalojë me prioritet ne zgjidhen e ceshtjet e paperfunduara, te kryeje reformen zgjedhore, reformen ne drejtesi etj, te zgjidhe krizen qe imponohet nga opozita e djathtë dhe kërkesat ultimative të saj, me qëndrim të përbashkët dhe dialog të pandërprerë. Besoj se për këto qëllime të medha edhe në të ardhmen këto dy forca politike të të majtës shqiptare kanë një rrugë të përbashkët”. Spartak Braho tregon edhe disa të vërteta që sipas tij gjatë rrugëtimit të PS-LSI e kanë trazuar koalicionin 4 vjeçar. “Ministrat arrogantë ndaj LSI”, “Përshirja e PDIU” në koalicionin e majtë ishin disa nga momentet që ndërhynë për keq në lidhjen PS-LSI.
“Edhe disa veprime tendencioze e manipulative te strukturave ligjzbatuese per te krijuar imazh negative dhe alibira me synimin njollosjen e perfaqesuesve te LSI-se dobesuan kohezionin. Nuk u vleresua por u nevleresuan kritikat e LSI-se ndaj fenomenit kanabizimit te territorit gjate vitit 2016 dhe u konsideruan keto si tendencioze.Tek disa ministra te vecante te saj u vune re shenja arrogance dhe megallomanie te “partise se madhe qe spyet per aleatin e saj kryesor. EDHE veprimi i Partise Socialiste per futjen ne qeverisje dhe koalicion te PDIU-se ndonese u tha se ishte levizje taktike e Rames, gjykoj se ishte e pamotivuar, e pakonsultuar dhe jasht parimeve te Mareveshjes per Shqiperine Europiane“.
“Edhe veprimi i Partise Socialiste per futjen ne qeverisje dhe koalicion te PDIU-se ndonese u tha se ishte levizje taktike e Rames, gjykoj se ishte e pamotivuar, e pakonsultuar dhe jasht parimeve te Mareveshjes per Shqiperine Europiane“, shprehet Braho.
Në prag të 1 Prillit, në kohën kur përfundon zyrtarisht marrëveshja mes PS-LSI, një nga eksponentët më të rëndësishëm të LSI shprehet mbi të ardhmen e koalicionit duke dhënë sinjale pozitive. Spartak Braho nëpërmjet një letre me titullin, ‘Refleksion’ shprehet se e ardhmja e koalicionit është rruga e tyre e përbashkët me qëllim përmbushjen e reformave.
Lletra e plotë të Spartak Brahos:
(Në prag të 4 vjetorit të Marrëveshjes së Aleancës për Shqipërinë Europiane, të Prillit 2013)
1.Ndoshta shumë gjëra, që do të prekim në këtë shkrim, ato janë të njohura, por në këtë rast të domosdoshme për tu rikujtuar.
Shkodër, 1 Prill 2013- E majta Shqiptare, Partia Socialiste dhe Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, në konferencën ballkanike të Partisë Socialiste Europiane, deklaruan bashkimin në Aleancën për Shqipërinë Europiane. Së bashku me liderët socialiste europiane dhe ballkanike përshëndetën Edi Rama dhe Ilir Meta jo pa entuziazëm për krijimin e këtij bashkëpunimi strategjik në kuadër të një koalicioni që përgatitej të futej në zgjedhje.
Në 23 Prill të 2013-ës këto dy forca politike firmosen edhe Kartën e Parimeve të Bashkimit, që do te ishte edhe juridikisht data e noterizimit të kësaj aleance politike.
Duke respektuar me rigorozitet kujtimet për fjalën që mbajtën dy bashkëkryetarët e Aleancës për Shqipërinë Europiane, “ndërsa Edi Rama prezantoi ftesën” për bashkëpunim qëllimet dhe objektivat e saj, për krijimin e një koalicioni paralektoral për zgjedhjet e pritshme, analizoi dhe anatemoi edhe shkaqet që kishin çuar në disa vite të përçarjes së të majtës Shqiptare.”
Ndërsa Ilir Meta në fjalën e tij, të parë në një optikë më strategjike nënvizoi se “ Bashkimi i të majtës behet me synimin dhe në funksion të Integrimit Europian të Shqipërisë. Ky bashkim është një aksion historik politik i domosdoshëm që bashkon dëshirën dhe vullnetin e qytetarëve shqiptarë për një ndryshim të domosdoshëm… për të hapur një perspektive të re e cila do te mbyllë tranzicionin.”
Marrëveshja politike Rama-Meta, siç u pa në ditët në vijim të pranverës së 2013-ës në Shkodër çliroi një energji shprese mbarë popullore, aq sa e shumëpritur “habiti” edhe vetë protagonistet që e ngjizën. Një milion qytetarë në ditën e 26 qershorit të 2013-ës vendosen ta votonin këtë aleancë. Këto nuk ishin një milion ”shuplaka”, siç i pëlqen të thotë Edi Rama ndaj opozitës, por një kartabiankë mbarëqytetare në mbështetje të dokumentit të firmosur nga dy liderët kryesorë dhe koalicionit te majte.
Marrëveshja si “Kushtetuta” e bashkëpunimit të dy forcave rrezatonte frymë shprese që garantonte jo vetëm bashkëqeverisje por, edhe fillimin e reformave të thella në të tëra planet, ravijëzonte synimin kryesor përparimin ekonomik të vendit dhe integrimin europian te tij.
Ja çfarë deklarohet ne dokumentin progamatik:
“Me përgjegjësinë e përbashkët historike, për t’i dhënë Shqipërisë sot një forcë të re të progresit si garanci për mirëqeverisjen e vendit, përmes bashkimit të të gjithë socialistëve e të progresisteve, duke nxjerre mësimet e duhura nga eksperiencat pozitive, por edhe nga gabimet e se shkuarës, si edhe duke marrë përsipër barrën e promovimit të idealeve e të ideve te së majtës së re të shekullit XXI: Vendosin; Të bashkohen në kuadrin e koalicionit ‘Aleanca për Shqipërinë Europiane’ “
- Çfarë mund të thuhet tani pas 4 vjetësh për bilancin e kësaj Marrëveshje dhe çështja shtrohet a është i nevojshëm rivlerësimi i saj?
Ajo që dua të vë në dukje në këtë rast është se të dy liderët kryesorë, veç e veç janë shprehur se do ti qëndrojnë besnike Marrëveshjes deri në datën e përfundimit të saj, që lidhet me mandatin 4-vjeçar të bashkëqeverisjes.
Ndërsa Partia Socialiste dhe vetë Edi Rama ka lënë të kuptojë për një rikonfirmim në vazhdimësi të “Koalicionit për Shqipërinë Europiane”, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Ilir Meta janë shprehur se ky vendim, pra për vazhdimësinë e koalicionit qeverisëse do të merret në forumet drejtuese në ditët në vijim.
Gjykoj se kjo “pritje” është e lidhur jo vetëm me analizën e realizimit të saj gjatë 4 vjetëve ku krahas pozitivitetit ajo u shoqërua edhe me defekte e përplasje, por dhe me situatën e krizën politike aktuale të stimuluar nga opozita ku më kryesoret janë kërkesat ultimative për qeveri teknike, bllokimi i reformës në drejtësi dhe vetingut si dhe ideja për të bojkotuar zgjedhjet. Në këtë pike ajo që dallon Ilir Metën është se kapërcimi i tërë këtyre qëndrimeve të opozitës për zgjidhjen e krizës është i lidhur me dialogun me të për ta nxjerrë nga bunkeri ku ka hyrë e qëndron me budallallëk.
Duke mos marrë përsiper të bëj analizën shteruese të realizimit të Marrëveshjes së Prillit 2013, as për të nxjerrë gabimet apo defektin e njërit krah apo tjetrit, gjykoj të vë në dukje se vetë ajo pati ndonjë defekt që në hartimin e saj, qoftë edhe në përmbajtje e konceptim. Ajo u formulua si një dokument i “pëlqimi reciprok”, por e pa preçizuar në mënyrë konkrete dhe definitive për t’u zbatuar rigorozisht. Nëpërmjet ngritjes së strukturës kontrolluese midis palëve.
Marrëveshja nuk parashikojë metodikën funksionuese dhe ngritjen e strukturave kontrolluese reciprokisht nga të dyja forcat politike, të cilat nuk do të lejonin deforimimin për çështjet e vendosura nga qendra në bazë. Padyshim lipset që ketë analizë ta bëjnë në mënyrë shteruese dhe të plotë vetë të dy forcat politike, forumet e drejtuesit e tyre me qetësi e dashuri.
Në këtë rast le te themi dy fjalë shkurtimisht duke nënvijëzuar disa prej defekteve: Objektivisht disa difekteve erdhën për rrjedhojë edhe për faktin se si PS-ja ashtu edhe LSI-ja erdhën në bashkëqeverisje, ndonëse me qasje programore pothuajse të njëjta, por në rrugë të ndryshme. PS-ja nga një periudhë 8-vjeçare në opozitë, ndërsa LSI-ja nga një periudhë 4 vjeçare në koalicionin qeverisës me PD-në. Ishte ky faktor që strukturat partiake reciprokisht në bazë ishin të “majisura” me mllef e dyshim. Nuk ishte e mjaftueshme vetëm ndarja e dikasterve kryesorë, kaq ministra ti, kaq unë, kaq zv.ministra ti e kaq unë etj, pasi në strukturat e bazës pati përplasje, nxitime, xhelozira që sollën edhe emërime të pastudiuara. Kjo “xhelozi” u evidentua me hapur, por dhe herë mbylltazi nga disa drejtues të PS-së. Veçanërisht rezultatet e zgjedhjeve lokale të vitit 2015 në disa bashki ku kandiduan përfaqësues të LSI-së nuk u justifikuan në mbështetjen e strukturave të PS-së.
Këto ishin disa nga shkaqet që në strukturat partiake, në disa rrethe, u ngritën tonet e akuzave reciprokisht.
Është evidente se të dyja partitë u futen në bashkëqeverisje për kryerjen e reformave të rëndësishme. Reforma territoriale hapi siparin e bashkëpunimit të suksesshëm duke vazhduar më pas edhe me reforma të tjera, deri së fundmi te reforma e drejtësisë. Por në këtë bashkëpunim ishin se disa reforma të ndërmarra nga qeveria në fushën ekonomike, shëndetësi etj, të cilat nuk patën përqasjen e duhur me LSI-në, pasi një pjesë e tyre nuk u shtruan në tavolinën e konsultimeve dhe iluminimit reciprok, jo vetëm midis strukturave qeverisëse e parlamentare, por edhe me elektoratin.
Edhe disa veprime tendencioze e manipulative të strukturave ligjzbatuese për të krijuar imazh negative dhe alibira me synimin njollosjen e përfaqësuesve të LSI-së dobësuan kohezionin. Nuk u vlerësua, por u nënvlerësuan kritikat e LSI-së ndaj fenomenit të kanabizimit të territorit gjatë vitit 2016 dhe u konsideruan këto si tendencioze. Tek disa ministra të veçantë të saj u vunë re shenja arrogance dhe megallomanie të “partisë së madhe që s’pyet për aleatin e saj kryesor. EDHE veprimi i Partisë Socialiste për futjen në qeverisje dhe koalicion të PDIU-se ndonëse u tha se ishte lëvizje taktike e Ramës, gjykoj se ishte e pamotivuar, e pakonsultuar dhe jashtë parimeve të Marrëveshjes për Shqipërinë Europiane.
- Por le te themi se te gjitha këto kane ndodhur e për rrjedhojë edhe kanë kaluar, por jo pa qejfmbetje. Secila palë ka bagazhin e saj të verejtjeve, të cilat herë pas here edhe janë thënë me gjysëm zëri e herë me zë të plotë.
Në pikën 2 të Marrëveshjes së Prillit te 2013-se shkruhet e zeza mbi të bardhë: “Zhvillimi konstruktivi i bashkëpunimit mes PS e LSI bazohet mbi parimet e kushtetutshmërisë e të ligjshmërisë së të gjithë faktorëve, institucionalë, politikë e shoqërore, garantimit të lirive e të drejtave të opozitës dhe kërkimit të konsensusit sa më të gjerë në procesin vendimmarrës, përmes gjithëpërfshirës e vendosjes së prioriteteve të procesit të ndërtimit të Shqipërisë Europiane mbi çdo prioritet partiak”.
Nisur nga premisa e mësipërme, për mendimin tim dhe këtë nuk e them thjesht si politikan dhe deputet i zgjedhur me konsensus nga PS-ja dhe LSI-ja, ky koalicion bashkëqeverisës duhet të vazhdojë ti marrë përsipër realizimin e këtyre objektivave. Kjo është parimore.
Jemi në kohën e pritshme e të duhur që kjo pike e Marrëveshjes e formuluar si një “paragraf kushtetues” i saj, të vihet në axhenden e diskutimit e rikonfirmimit në tryezën e koalicionit për vendimmarrje.
Kjo do të thotë që koalicioni qeverisës PS-LSI të kalojë me prioritet në zgjidhen e çështjet e papërfunduara, të kryejë reformën zgjedhore, reformën në drejtësi etj, të zgjidhë krizën që imponohet nga opozita e djathtë dhe kërkesat ultimative të saj, me qëndrim të përbashkët dhe dialog të pandërprerë.
Besoj se për këto qëllime të mëdha edhe në të ardhmen këto dy forca politike të të majtës shqiptare kane një rrugë të përbashkët.
Diskutime rreth kësaj post