Tom Doshi është acaruar në Komisionin e Ligjeve, ndërsa flitej për një ndryshim në ligjin për deklarimin e pasurive. Deputeti i Shkodrës i ka quajtur të korruptuar drejtuesit e ILDKPI-së, dhe drejtuesin e këtij institucioni Shkëlqim Ganaj, që e konsideroi si “njeriun më të korruptuar që ekziston”.
“22 milion euro pasqyrim parash dhe prap jam akuzuar. Më parë i ka shku akuza mediave, sesa mua. Kanë 2 vjet që ia shpërndajnë mediave deklaratën e pasurisë për të përlyer fytyrën time”,- mësohet se ka thënë Tom Doshi në komision.
Por inspektori i ILDKPKI i pranishëm në Komisionin e Ligjeve është përgjigjur akuzave të deputetit.
“Doshi është subjekt kallëzimi për fshehje pasurie dhe po hetohet në prokurori” ka deklaruar inspektori Florian Karaj, që sërish është akuzuar nga deputeti.
“Mua çdo vit më bjen shorti për t’u kontrolluar. Kjo tregon se Ganaj është njeriu më i korruptuar që ekziston” është përgjigjur Tom Doshi, i acaruar nga akuza që i kujtoi inspektori.
“Media është pushtet i katërt dhe pronarët e medias të kontrollohen” ka vazhduar Doshi.
Në këtë moment ka ndërhyrë deputetja socialiste, Vasilika Hysi
”Mund të dilni jashtë të diskutoni këto çështje” ka thënë ajo.
Kaq është dashur që Tom Doshi t’i kthehet ashpër koleges së tij: Rri aty Vasilika se atë e di unë. Jeni mashtrusa, që nga i pari te i fundit. Mos më tregojë mu fytyra e ktij, që jam nën hetim. Të jesh më e kujdesshme, kur flet! Kuptove?
Dhe Vasilika Hysi heshti./ Lapsi.al
Diskutime rreth kësaj post