Procedura formale per daljen e Britanise se Madhe nga Bashkimi Europian ka nisur. Sic tregon fotoja qe po botojme, ambasadori i Britanise ne BE Tim Barrow, do te dorezoje rreth drekes kerkesen formale te vendit te tij per daljen nga Unioni.
Barrow ka mberritur rreth ores dhjete ne seline e Bashkimit Europian ne Bruksel, shkruan Javanews.al.
Protokolli i daljes nga BE i ishullit britanik parashikon qe kerkesa zyrtare t’i dorezohet presidentit te Keshillit Europian Donald Tusk. Takimi mes paleve parashikohet ne oren 13.20. Para ketij takimi, ambasadori Barrow ka ne axhende takime me homologet e tij te 27 vendeve anetare.
Pas dorezimit te letres zyrtare per shkeputje, pritet nje komunikim mediatik i kryeministres britanike Theresa May, qe do te flase ne Dhomen e Komunave, qe eshte dhoma e ulet e parlamentit britanik.
Diskutime rreth kësaj post