Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim të fortë kundër ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, dhe deputetit të PS-së, Pjerin Ndreu.
Berisha shkruan në rrjetet sociale se Bushati dhe Ndreu janë fotografuar nën shoqërinë e dy trafikantëve. Duke publikuar mesazhin e qytetarit dixhital, ish-kryeministri publikon dhe fotot e tyre.
Denoncimi i Berishes:
Ditzi Bushati dhe Pjerin Ndreu ne shoqerine e dy trafikanteve te droges!
Qytetari dixhital denoncon:
Shoqerimin e Ditzi Bushatit, Pjerin Ndreut, Gjon Gjonit nga
trafikantet e droges Albert Tuci, Zef Lukaj (shih fotot)
– te denuar per trafik nderkombetar droge ne Itali. Sipas tij jane
– parate dhe parcelat e droges qe i bashkojne keta pushtetare me trafikantet.
Po rikujtoj ketu se media nderkombetare seroize kane akuzuar Ditzi Bushatin se gjate vizites zyrtare ne Brazil ai ka shkuar ne nje shtepi publike burrash dhe
– Ditziu nuk ka njoftuar se ka paditur ne gjykate akuzuesin, siduket nga video qe mund ti paraqitej ne sallen e gjyqit! sb
–
“Pershendetje Zoti Berisha, Po ju informoj se Ditziu Bushati se bashku me Pjerin Ndreun dhe me Kryebashkiakun i droges Gjon Gjoni,po zhvillojne takime me banoret e rrethit Puke,Ditziu Bushati dhe trafikanti Gjonaj shihen teksa bejne foto ne mes te dy trafikanteve te droges,te denuar me vendime gjykate,konkretisht Albert Tuci ( vèllai i kryetarit té Bashkise Fush Arrez) i dénuar me rreth 6 vite burg per kultivim dhe trafikim lende narkotike dhe me Zef Luken i denuar ne Itali per trafik nderkombetare Droge.Ditzi Bushati,Pjerin Ndreu dhe Gjon Gjonaj gjenden gjate gjithe kohes nen shoqerine e grupit te trafikanteve te droges te drejtuar nga vete keta pushtetare,Ndarja e parcelave te droges dhe shperndaria e parave te droges eshte motivi i ketyre krimineleve,Fotot flasim vete,ju lutem beni publike,me respekt”
Diskutime rreth kësaj post