Është vetëm çështje kohe para se një valë gjigande uji do shkatërrojë brigjet e Spanjës dhe Portugalisë, kanë paralajmëruar shkencëtarët.
Në një dokument të ri, ata pretendojnë se këto zona janë mjerisht të papërgatitura për një katastrofë të tillë, e cila mund të sjellë vdekjen e të paktën 1200 njerëzve.
Kërdia potenciale është krahasuar me një tërmet i cili krijoi cunamin që vra më shumë se 10 mijë njerëz në Portugali në shekullin e 18-të.
Pretendimet janë bërë në filmin “La Gran Ola” ose në shqip “Vala e Madhe”. Aty paralajmërohej se Gjiri i Cadiz, një zonë e preferuar për turistët dhe të riatdhesuarit do të goditet veçanërisht nga ky cunam.
Në film shfaqen intervista me shkencëtarë të zonës, të cilët i bëjnë jehonë këtyre shqetësimeve.
Ata janë të shqetësuar veçanërisht nga mungesa e një sistemi të paralajmërimit të hershëm, i cili do të lejonte njerëzit të përgatiteshin për valën goditëse.
Diskutime rreth kësaj post