Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, firmosi ditën e sotme shkarkimin e drejtorit të Policisë së Burgjeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, Petrit Koshaj. Ky vendim u arsyetua me faktin se drejtori Koshaj “kishte kryer shkelje të rënda gjatë ushtrimit të detyrës”.
Kaq ka mjaftuar që ministri Vasili, i cili ndodhet në atë detyrë prej pak muajsh, pas shkarkimit të Ylli Manjanit nga kryeministri Edi Rama, të firmosë shkarkimin e Drejtorit, pa dhënë asnjë detaj se për çfarë shkeljesh të rënda bëhet fjalë.
Petrit Koshaj e drejtonte Policinë e Burgjeve që prej vitit 2015, ndërsa më parë ka qenë Shef i sigurisë për ish-kryeministrin Fatos Nano, e më pas edhe për kryeministrin Edi Rama.
Diskutime rreth kësaj post