Shkrimi i publikuar sot nga Breitbart flet për një tezë të njohur që kreu i opozitës ka kohë që e hedh dhe e ka pjesë të artikulimit të tij publik. Lidhjet e kryeministrit shqiptar me George Soros. Ne nuk mund të vendosim peshoren se kush ka lidhje më të fortë e ka me shumë shok Sorosin, kryeministri aktual që ka qenë anëtar i Fondacionit të Soros, apo kryeministri në pritje që është shkolluar për studimet e larta në Hollande me bursë të George Soros. Në Tiranapost mendojme që asnjeri nga këta nuk ka bërë krim. Përsa kohë që George Soros nuk është shpallur kriminel dhe ne e dime që është qytetar amerikan. Kur të bëhet ndonjë formular si ai i dekriminalizimit edhe për de Soros-onizimin e shoqërisë shqiptare edhe Edi Rama edhe Lul Basha duhet të deklarojnë që kanë pasur lidhje me të.
Por le ti kthemi shkrimit të sotem botuar nga Breitbart. Pse në asnjë rresht të këtij shkrimi nuk flitet për asnjë takim të zotit Basha në udhëtimin e fundit në Uashington, por i referohet takimeve në inaugurimin e presidentit Donald Trump.
Shkrimi në fjalë citon letrën që Dana Rohrabacher dërgoi para disa kohësh, ndërsa përmenden disa emra veç Dana-s, që gjithashtu zoti Basha i ka takuar gjatë inaugurimit të Donald Trump si president i Amerikës.
Por sipas kërkimeve nuk na rezulton që zoti Basha t’i ketë bërë këto takime kur ishte këtë herë në Uashington, por kur ka qenë në inaugurimin e Trump me aleatin e tij Fatmir Mediu në janar.
Të njëjtën gjë theksoi edhe Franz Josef Jung pjesë e partisë së Angela Merkel dje në një letër dërguar Lul Bashës, dhe deklarata e Ambasadës Amerikane para dy ditesh si dhe të ambasadorit të OSBE-së, Bernd Borchardt. Të gjithë dhe askush nuk mohon kauzën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme por askush nuk thotë se bojkoti dhe kërcënimi për bojkot të zgjedhjeve është rruga për të mbërritur atje. Nuk ka asgjë të keqe që Lulzim Basha nuk arriti të takojë askënd në Amerikë. A mundet ky shkrim që i referohet takimeve të muajit janar të bëjë atë që as vetë Basha nuk e bëri dot; të faktojë që këtë herë ai pati takime me zyrtarë të administrates Trump.
Edhe artikulli i radhës i Breitbart është bërë me bulmetin politik të janarit. Nuk ka asnjë foto, asnjë shenjë që Basha t’i ketë zhvilluar këto takime tani në Mars. Më 20 janar kishim foto, më 22 mars pse nuk kishim foto? (Tiranapost.al)
Diskutime rreth kësaj post