Partizani mori dje një lajm të keq pikërisht para ndeshjes më të rëndësishme të javëve të fundit, atë me Skënderbeun. Mesfushori më i talentuar i skuadrës, Mentor Mazrekaj, ka pësuar një dëmtim, duke ndërprerë stërvitjen pas vetëm 20 minutash.
Fantazisti i të kuqve përpara se të fillonte stërvitjen ka biseduar me stafin mjekësor duke i treguar se ndjen dhembje në këmbë, por që më pas tentoi që të stërvitet me grupin por e kishte të pamundur.
Mazrekaj e ka lënë në mes stërvitjen pas vetëm 20 minutash duke alarmuar stafin mjekësor përpara një sfidë tepër delikate që mund të vlejë titullin si ajo ndaj Skënderbeut.
Ende nuk dihet shkalla e dëmtimit që ka mesfushori, por ekzaminimet pritet të sqarojnë se çfarë do të ndodhë me të.
Diskutime rreth kësaj post