Nëse Fan Noli do të kishte jetuar vitet e pluralizmit, poezia e tij e famshme “Anës Lumenjve” do të kishte patjetër diçka për PS dhe PD. Aktori Agron Llakaj ka sjellë në spektaklin “Al Pazar” një variant humoristik të poezisë së njohur, duke e përshtatur atë më situatën aktuale politike, protestat e opozitës, kërcënimet dhe Çadrën e PD.
Poezia “Anës Çadrës së lirisë” ka brenda saj jo vetëm humorin brilant, por edhe ironinë e hidhur për politikanët që e kanë lënë ketë vend njëlloj si 90 vite më parë, kur Noli shkruante: “Vaj vatani e mjerë mileti”…
Interpretimin e aktorit Agron Llakaj mund ta ndiqni në VIDEON më poshtë (Minuta..04:00)
Teksti
ANËS “ÇADRËS SË LIRISË”
Ku e lamë e ku na mbeti
Vaj vatani e mjerë mileti
Por një zë seç del nga çadra
Vdes të gjall’ e shet pallavra,
Se Saliu po gatitet,
Se Ed Rama lebetitet,
Friket krimi, Saje Qorri,
Pordhë i shpëtojnë çdo horri,
Dridhet Lu-ja, Vllahutini,
Se këlthet, thërret Lulzimi.
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korrini dhe shtypini,
Shponi goma, thyeni xhama,
T’i mbushë brekët Edi Rama,
Por Ed Rama burrë zamani
Nuk luan nga istikami
Jo nuk keni parë asgjë
Si dele përpara do t’ju vë
Sa të jem unë në pushtet
10, 20 a 30 vjet,
Jo pa Metën sigurisht
Nuk ma bën dot kush me gisht.
Se nuk jam unë si Fatosi
Kam Ilir Metën si farë kosi
Se me Nikon, Ruçin, Gjushin
Ju bëj të këndoni ‘lalushin’
Por një zë vengon nga lumi
Bashën jo nuk e zë gjumi-dhe bërtet
As më rruhet e as më krruhet,
Luftë do bej dhe jo nuk tutem
T’i marrë hakun banda bandës,
T’i bjer’ Tropoja Sarandës,
T’i tregojm’ vendin të Gjatit,
T’i kthejm’ nderin Lazaratit.
Rrotull çadrës gjithë shpresë,
K’ndon mileti gjer n’ mëngjes,
E gënjen mendja si përherë,
Se pas dimrit vjen një verë,
Anës Vjosës, anës Bunës,
Larg vatrës, larg punës,
Tridhjetë vjet syrgjynosur.
Raskapitur e trullosur,
Ulërij pa shpresë, plot vrer:
nëpër bote, derë më derë
Dhe një fjalë ta them se di
Të dhjefsha moj demokraci!
Diskutime rreth kësaj post