Amabsada amerikane në Tiranë ka shpërndarë një njoftim të rëndësishëm për aplikantët e lotarisë. Përmes një mesazhi shpërndarë në rrjetet sociale, ambasada i tërheq vëmendjen të mos bien pre e mashtrimeve nga e-mailet. Ambasada sqaron se DASH nuk dërgon asnjë e-mail konfirmimi.
Çdo aplikant duhet të kontrollojë vetëm online statusin nëse ka dalë fitues vërtetë duke filluar nga data 2 Maj 2017.
“Miq, ju lutem mos harroni: Departamenti Amerikan i Shtetit nuk do t’ju kontaktojë nëpërmjet postës elektronike për t’ju njoftuar nëse ju jeni përzgjedhur për lotarinë DV-2018 apo jo; ju duhet të hyni në dvlottery.state.gov duke filluar nga 2 maji 2017 për të mësuar nëse ju jeni përzgjedhur. Kenny dhe unë sapo kemi zbuluar disa e-maile të rreme, si më poshtë. Ju lutemi shpërndajini ato me miqtë tuaj dhe tregojuni atyre që e-maile të tilla janë të rreme! Nëse ju vijnë të tilla e-maile, injorojini ato! Le të mbrojmë veten nga mashtrimet e Vizave të Lotarisë!”, shkruhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-ve në “Facebook”.
Diskutime rreth kësaj post