Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka iu drejtua Akademisë Politike, një forum pranë partisë së tij dhe i drejtuar kryesisht nga Lidhja Rinore Ambientale.
Duke folur për angazhimin e tij të parë në politikë, Duka solli përpara të rinjve kujtimin e kontaktit të parë me liderin socialist Fatos Nano.
“Kontakti i parë me Nanon ishte nëpërmjet telefonit. Kur më telefonoi duke u prezantuar se kush ishte, i habitur, pasi e kisha parë vetëm në ekrane televizive, i thashë që nëse ti je Fatos Nano unë jam Sali Berisha!”
Gjithashtu lideri i PAA-së theksoi:
“Qëllimi i Akademisë Politike është të shprehë një preferencë të fortë për studentët e talentuar, aktivistë të shoqërisë civile, intelektualë të rinj me qëllim aktivizimin dhe edukimin politik, të gatshëm për të marrë dhe ushtruar përgjegjësitë me të gjitha cilësitë e liderve modern. Të ndërgjegjshëm se nuk mund të lini fatin tuaj në duart e të tjerëve dhe pikërisht për këtë arsye ju ndodheni sot këtu, për këtë arsye ju angazhoheni në politik. Në vizionin tonë të përbashket, ky aktivitet do të shënojë fillimin e një tradite që do të konsolidojë veprimtarinë tuaj rinore dhe do të forcojë rrënjët e Partisë Agrare Ambientaliste”.
Diskutime rreth kësaj post