Nga Majlinda Bregu
Kodi i Familjes ne Shqiperi lejon martesat ne moshen 18 vjecare.
Irani i marton vajzat 9 vjec!
Ekuadori i marton 12 vjec!
Andorra i marton 14 vjec!
***
Abc News, transmetoi nje kronike lajm nga fshati Polis – Sheh i Librazhdit.
Nisur nga shqetesimi i mesuesve te fshatit se vajzat e mitura po braktisnin shkollen per tu lidhur ne martese nga prinderit ne moshen 12-14 vjecare.
Nuk e njoh zonen, por deshmia e shqetesimi i mesuesve me ngjau si kembane qe nuk bie vetem aty.
Nuk dua te gjykoj as prinderit te cilet e motivojne martesen e vajzave femije me varferine dhe mungesen e perspektives per vajzat e tyre.
Nuk di dhe as mund te interpretoj Kur’anin dhe Hadithet e tij, por di se as ne te drejten islame nuk lejohen martesa pa pelqimin e paleve.
Por nese ajo qe ndodh ne Polis-Sheh nuk eshte rast i shkeputur sic kam frike, ne alarm duhet te vihemi te gjithe!
E para: Shqiperia eshte nje vend europian, laik, ku respektohen fete qe bashkejetojne me njera tjetren, por e drejta e tyre nuk eshte mbi Kushtetuten e ligjet e vendit.
E dyta: Kodi i Familjes ne Shqiperi lejon martesat ne moshen 18 vjecare.
Irani i marton vajzat 9 vjec!
Ekuadori i marton 12 vjec!
Andorra i marton 14 vjec!
E treta: Fondamentalizmi dhe radikalizmi i Islamit eshte per tu denuar e jo pranuar me heshtje si per te justifikuar pazotesine e institucioneve te ketij vendi per tu marre me problemet reale e per t’ i pare kercenimet qe i kemi para syve si te verteta, jo si tema fjalimesh largpamese per Gjeneraten e Re!
E katerta: Varferia ne Shqiperi, nuk eshte vetem papunesi e pamundesi ekonomike. Eshte drame pa kushte, edhe sepse ju heq te miturve te drejten e rritjes, edukimit, e daljes Zot vetes kur te jene te rritur!
Si ne cdo rast, ngjarje si kjo ku mbi ligjin sundon nga tradita e shperfytyrur, injoranca,keqperdorimi i fese, politika ne letra e pushtetit qendror,pazotesia e pushtetit lokal per te identifikuar jo vetem familjet ne nevoje per buke,por fenomenet me te cilat shoqerohet varferia,jane KRIMINALE!
Jane neglizhenca e pazotesia e pushtetit qendror dhe lokal,institucioneve te ligjit,edhe e OJF gjithashtu, qe per fenomene si ne Polis-Sheh flasin nga Zyrat dhe Hotelet e Tiranes!
Eshte nanurisja neper zyra e zgjimi i dhunshem vetem ne kohe fushatash, qe nuk lejon te shohesh se te ndalesh rritjen e femijeve, te viktimizosh vajzat e grate, ke thelluar radikalizmin, nuk e ke luftuar ate!
Dhe qe te mos dukem vetem e tronditur nga sa degjova: Eshte koha te ulemi e te percaktojme nje standart te ri ligjor te varferise.
Te percaktojme sic kemi me ligj arsimin e detyruar dhe moshen 18 vjec per martese, edhe vijen minimale te te ardhurave te destinuara vetem per edukim te femijeve te familjeve qe jetojne ne varferi.
Dhe kur behet fjale per vajzat e mitura, grate le te mendojme me gjate. Varferia, feminicidi, martesat e hershme dhe dhuna rendojne kryesisht mbi to.
Cdo hap per edukimin e tyre eshte nje hap para ne luften kunder dhunes e ekstremizmit te cfaredolloj forme.
Diskutime rreth kësaj post