Ministria e Jashtme e Izraelit ka nisur verifikimet për shtetasin izraelit Yoram Frig, i cili u ndalua në aeroportin e Rinasit ditën e enjte me një pajisje të dyshimtë që mbante me vete.
Ndalimin e këtij të fundit dhe sekuestrimin e pajisjes për të kontrolluar nëse është përdorur për përgjime apo ndonjë veprimtari tjetër të jashtëligjshme e ka konfirmuar edhe Ministria e Jashtme e Izraelit, siç raporton Jerusalemonline.com.
Ndërkohë, Ministria e jashtme duket se ka nisur verifikimet për izraelitin 51-vjeçar që thotë se është detektiv.
Ndonëse Frig deklaroi për autoritetet se ishte i punësuar nga një biznesmen shqiptar dhe se me pajisjen që zbulon çimkat, ka kontrolluar zyrën dhe makinën e biznesmenit Tom Doshi, prokuroria ka ngritur dy akuza për të dhe pritet të ekzaminojë nga afër pajisjen në fillim të kësaj jave.
Diskutime rreth kësaj post