Lajmi i publikuar mbrëmjen e sotme në Top Channel se Presidenti Donald Trump nuk e mbështet protestën e opozitës ka ngjallur reagime të shumta.
Drejtuesi i departamentit për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore në Partinë Demokratike, Enri Çeno, shkruan se Top Channel dhe i gjithë establishment majtist sorosist në Shqipëri në alert.
Çeno, i cili ka qenë pjesë e fushatës së Trump, ka shpërthyer me akuza ndaj gazetarëve, që përfahin lajme të tilla, duke i quajtur ata gazetarucë. Më tej, ai iu rekomandon këtyre të fundit që të kontaktojnë më parë institucionet në DC, duke shtuar se mund t’i ndihmojë me kontakte të sakta.
“Top Channel dhe i gjithe establishmenti majtisit soroist ne Shqiperi ne alert!!! A e perfaqesojne linjen dhe filozofine e Admistrates Trump familjaret e pushtetareve te sotem te cilet punojne ne Admimistraten e Ambasades Amerikane ne Tirane? A e perfaqeson Filozofine e re Trump nje Sorosian si Donald Lu?! Nese doni te dhena te sakta ju gazetaruce qe kerkoni te konfondoni te verteten, heres tjeter kontaktoni Institucionet ne DC, nese keni nevoje mund edhe tju ndihmojme me kontakte te sakta. #FakeNews Fshesa do filloje me ju e me pas kudo”, deklaron Çeno.
Diskutime rreth kësaj post