Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka deklaruar se opozita nuk shkon në zgjedhje me këtë qeveri. Duka tha se me këtë qeveri rrezikohen zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Sipas tij, opinioni kombëtar dhe ndërkombëtar nuk do të lejojë që të bëhen zgjedhje ku marrin pjesë vetëm një pjesë e politikës.
“Opozita nuk shkon në zgjedhje me këtë qeveri, jo sepse ashtu dëshiron ajo por sepse ka një sërë argumentash që dihen tashmë. Ne mendojmë dhe tashmë jemi të bindur se me këtë qeveri rrezikohen zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe provat janë dhënë për këtë në zgjedhjet e pjesëshme dhe ato vendore. Ne si pjesë e opozitës kemi të njëjtin qëndrim, pra nuk hyjmë në zhjedhje pa qeveri teknike, pa garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Një mazhorancë e dalë nga zgjedhje pa pjesëmarrjen e opozitës nuk mund të ketë një qeveri. Gjithsesi unë nuk besoj se opinioni kombëtar dhe ndërkombëtar do të lejojë që të bëhen zgjedhje ku marrin pjesë vetëm një pjesë e politikës. Një shenjë për këtë e dha edhe lideri i LSI i cili me të mirat dhe të këqijat që ka, në këtë pjesë ndau të njëjtin mendim me ne kur tha se pluralizmi në Shqipëri ka ardhur në 1990, kështu që nuk kemi ndërmend të hymë me një parti në zgjedhje. Sipas meje sinoptika është pozive dhe gjykoj që ne do hymë në zgjedhje me qeveri teknike e cila përfaqëson gjithë popullin shqiptar dhe që do të krijojë një shtrat për zgjedhje të lira dhe të ndershme diçka pozitive edhe PAA”, tha Duka.
Këtë deklaratë kreu i PAA e bëri gjatë punimeve të “Akademisë Politike” organizuar nga të rinjtë e Partisë Agrare Ambientaliste me pjesëmarrje nga e gjithë vendi. Gjatë këtij aktiviteti kreu i PAA, eksponentë të tjerë të saj dhe lektorë të ndryshëm të politikës dhe të të folurit publik trajnuan të rinjtë e PAA si dhe ndanë eksperiencat e tyre me ta. Në fund të aktivitetit u ndanë edhe çertifikat e kësaj akademie.
Diskutime rreth kësaj post