Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:30, në Durrës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në unazën Shkozet-Plepa, ku një mjet ka përplasur për vdekje kalimtarin.
Viktima M.D. ka qenë duke kaluar rrugën ndërsa është përplasur nga makina.
Mjeti që shkaktoi aksidentin, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Forcat e policisë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe për kapjen e drejtuesit të mjetit.
Diskutime rreth kësaj post