Kryeministri Edi Rama iu ka uruar të gjithë shqiptarëve një të diel të qetë, përmes një mesazhi në rrjetet sociale. Por, ditën e sotme kryeministri ka zgjedhur një mënyrë provokuese për të uruar, duke shkëputur një pjesë nga filmi shqiptar i animuar për fëmijë ‘Kush qesh i fundit?’.
“MIRËMËNGJES
dhe ju uroj një të dielë të qetë, me këtë film kalamajsh për të rritur që po nuk e patë vetë të paktën tregojuani kalamajve”, shkruan Rama.
Ky reagim vjen në një kohë kur opozita proteston prej një muaj në Bulevardin përballë Kryeministrisë, ku kërkon dorëheqjen e Ramës dhe krijimin e qeverisë teknike. Ndërkohë, dhe aleanca qeverisëse nuk ‘noton në ujëra të qeta’, pasi ka pasur përplasje dhe replika mes palëve.
Diskutime rreth kësaj post