Autoritetet bjelloruse kanë arrestuar qindra njerëz të shtunën, të cilët po protestonin në rrugët e kryeqytetit Minsk për standardet në rënie të jetesës dhe taksave për të papunët.
Protestuesit që mbanin pankarta dhe parulla në duar u morën me forcë nga forcat policore, shumë prej tyre u rrahën, përfshirë kalimtarë dhe të paktën 10 gazetarë. Qindra policë ishin vendosur në pikat e hyrjes dhe të daljes së sheshit ku po mbahej protesta, stacionet e metrove aty pranë ishin mbyllur dhe tre bote uji po mbaheshin në gatishmëri. Më herët policia bastisi zyrat e një grupi opozitar të quajtur Vesna-96, duke arrestuar 60 aktivistë të cilët u liruan pak më vonë.
Demonstrata e të shtunës është e fundit e organizuar në valën e protestave që janë mbajtur që prej muajit shkurt dhe që paraqesin sfidën më të madhe në vitet e fundit për Presidentin Alexander Lukashenko, i cili ka sunduar ish vendin sovjetik për gati një çerek shekulli. Bjellorusia ndodhet në recesion prej të paktën dy vitesh, duke vuajtur efektet e rënies ekonomike ruse dhe rënies së çmimit të naftës, transmeton OraNews.
Kjo situatë ka bërë që në protestë të dalin edhe mbështetësit e vetë presidentit Lukashenko. Shkak për trazirat u një taksë mbi qytetarët që punojnë më pak se 183 ditë në vit, e njohur në vend si ligji kundër “parazitëve sociale”. Por bjellorusët mendojnë se kjo taksë po ndëshkon padrejtësisht ata që janë të paaftë të gjejnë një punë. Lukashenko ka pezulluar taksën, por protestat sërish kanë vijuar.
Më herët gjatë kësaj jave, Lukashenko ka akuzuar kolonën e pestë për komplot ndaj tij, me ndihmën e grupimeve ndërkombëtare. Ende nuk dihet se do të ndikojë tek marrëdhenia me fqinjët goditja ndaj protestave teksa Lukashenko ka kërkuar të përmirësojë lidhjet me Perëndimin kundër sfondit të ftohjes të marrëdhënieve me Rusinë.
Diskutime rreth kësaj post