Elvira Dones, shkrimtarja e njohur ka akuzuar Ministrinë e Kulturës për keqpërdorim të emrit të saj.
Në një reagim në Facebook, ajo shprehet se ndryshe nga sa pretendon Ministria në Panairin e librit në Leipzig ka shkuar nga shtëpia botuese dhe jo me financimet e Ministrisë.
Postimi i plotë në Facebook i Elvira Dones:
Nga një postim i Ministrisë së Kulturës mësoj se krahas autorëve shqiptarë pjesmarrës në takimet TRADUKI, ministria në fjalë vë edhe emrin tim, duke lënë të kuptohet se paska mbështetur e mundësuar pjesmarrjen time në këtë event, një spekulim të cilin e quaj me vend ta sqaroj.
Pjesmarrja ime në Panairin e librit në Leipzig është organizuar nga shtëpia ime botuese e Zurigut, Ink Press, dhe botuesja Susanne Schenzle, në kuadrin e botimit në gjermanisht të njërit prej romaneve të mi para disa muajsh. Eventi në stendën e TRADUKI-t ka qënë gjithashtu i koordinuar drejtpërdrejt nga botuesja zvicerane me organizatorët e panairit, ashtu si gjithë takimet e tjera brenda dhe jashtë panairit.
Gëzohem shumë që Ministria e Kulturës ka mbështetur e financuar autorët e tjerë shqiptarë. Thjesht, në rastin tim e vërteta qëndron ndryshe.
Diskutime rreth kësaj post