Është përkujtuar sot në Livadhja, bashkia Finiq, 196 – vjetori i Festës Kombëtare të Greqisë. Përveç banorëve të ftuar në festime ishin edhe kryetari i bashkisë së Finiqit, Leonidha Kristo, përfaqësuesi i kryeministrisë, Alket Hyseni, kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, kryetari i Partisë MEGA, Kristaq Kiço, zëvendëskonsulli i Greqisë në Gjirokastër, Kostandinos Niqelis, deputeti i PS, Andrea Marto, si dhe deputetë të parlamentit grek.
Kryetari i bashkisë së Finiqit, Leonidha Kristo ka falënderuar për pjesëmarrjen dhe ka uruar gëzuar festën. Ai solli në vëmendje të pjesëmarrësve në këtë festë, historinë e luftës së Greqisë për Pavarësinë Kombëtare.
“Jam shumë i mallëngjyer që për herë të parë që gjendem në një festë kombëtare jashtë shtetit tim dhe nuk mund të dalloj nëse jam në Greqi apo jashtë shtetit”, tha zëvendëskonsulli i Greqisë në Gjirokastër, Kostandinos Niqelis.
Festojmë sot 25 marsin ditën e lirisë, ditën e pavarësisë. Kjo është një festë e madhë për gjithë grekët në mbarëbotën, ka thënë kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule.
“Ndihemi krenar për këta fëmijë që për vit të dytë rradhazi këtu në zemrën e helenizmit festojnë krenarë 25 marsin. Të flasë njeri për historinë greke do shumë kohë. Eshtë e pambarueshme historia greke, mësimet e saj dhe jo vetëm për ne por për gjithë botën”, tha kyetari i Partisë Mega, Kristaq Kiço.
“Sot është një ditë e madhe është festë e dyfishtë ajo fetare dhe e mëmëdheut. Por le të qëndorojmë tek historia. Historia vazhdon dhe çdo ditë ajo bëhet edhe më e mirë. Bëmë gabime i paguajmë gabimet tona nga ato mësuan dhe me ato do mësojmë”, tha Vangjelis Roboqis nënkryetari i bashkisë së Prevezës. Më tej të pranishmit ndoqën një program artistik./ORANEWS
Diskutime rreth kësaj post