Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Berisha ka reaguar pas disa lajmeve në disa media se ai ka një supervilë luksoze.
Sipas tij, vila për të cilën thonë ato media se i përket atij, në fakt është e dikujt tjetër, personazh publik gjithashtu.
REAGIMI
I zene mat me sarajet e Surrelit ne duar qe vlejne miliona euro e te cilat nuk i justifikon dot as me te ardhurat qe ka deklaruar as me taksat qe ka paguar, Rama kerkon te gjeje shpetim duke fabrikuar fake neës ne tualetet e veta mediatike. Per kete ka gjetur foton e nje vile qe eshte sa gjysma e te vetes, me pronar nje person publik dhe kerkon te shese me cdo kusht sikur eshte e imja. Ja kuptoj hallin por nuk zgjidhet cdo problem duke ja lene ate tjetrit ne dere.
Keto zgjidhje edhe mund te justifikoheshin kur Rama ishte akoma i ri e i zene ngushte ne ndonje salle gjyqi. Por sot si i moshuar dhe kryeminister ne vend te shpifjeve dhe genjeshtrave te ricikluara pritet transparence se ku i gjeti miliona euro per dhjetera mijera metra katrore saraje ne Surrel si dhe per pallatin 5 katesh te bashkeshores se tij te ndertuar pas asnje fature ne mes te Tiranes.
Diskutime rreth kësaj post