Çadra është kthyer po ashtu në të vetmin ishull autoritar të opozitës, ku I zoti çadrës nuk preket, nuk I kërkohet llogari, nuk priten shpjegime për veprimet e tij dhe nuk i kërkohet përgjegjësi për rezultatin.
Nga Mero Baze
Tani që të gjithë po I vërsulen çadrës si një dështim, në fakt po bëhet e qart se ka një sukses të saj. Dhe ai nuk ka të bëj me asnjë prej objektivave të shpallur të Lulzim Bashës, kur e ngriti përmes vinçit privat të ish kryepolicit të tij në Bashki. Suksesi I vetëm I çadrës nuk ka të bëj as me qeverinë teknike, as me rënien e zgjedhjeve, dhe as me mbështetjen ndërkombëtare. Por ka të bëj me një arsye themelore përse Basha e ngriti atë.
Vendosmëria e Bashës për të ngritur çadrën, ka të bëj me frikën që ia ka pas 18 Qershorit dhe betejën që mund ti bëhet brenda PD.
Dhe deri tani ka një sukses që I duhet njohur. Çadra ka arritur të kthehet në një mit revolucionar brenda PD, ku të gjithë e dinë që është kot, por askush nuk e prek. Edhe kritikët më të ashpër të Bashës po heshtin për të dhe janë të rrezikuar sikur të shfaqin dhe ndonjë pakënaqësi ndaj saj. Një prej tyre Eduard Selami, I cili nuk është shfaqur as të pozoj brenda saj, ka zgjedhur të hesht e të qëndroj larg, ndërsa të tjerët janë të gjithë aty. Janë aty ata që e duan e nuk e duan Bashën, ata që besojnë e nuk besojnë tek cadra, ata që duan të hyjnë e ata që nuk duan të hyjnë në zgjedhje, ata që duan të fitoj PD, e ata që nuk duan të fitojnë.
Çadra në një farë mënyre, po I shërben Bashës, në mos në një mekanizëm fitoreje, në një çadër mbrojtëse për karrigen e tij, duke zbrapasur çdo kënd që mund ta rrezikonte atë.
Ndryshe nga beteja për reformën në drejtësi ku dhe brenda PD kishte disa zëra kritikë dhe thirrje për ta miratuar atë, për çadrën nuk ka. Dhe jo se janë dakord me të, por se ajo është një mekanizëm perfekt, për të mbrojtur Bashën nga kritikët dhe për tu lëshuar kritikëve të saj lukuninë e militantëve me pagesë që shkojnë aty cdo ditë.
Çadra në një farë mënyre po ja del të jetë një çadër për Lulzim Bashën dhe të ardhmen e tij në PD. Ai ty nuk jep llogari për asgjë por vetëm kërkon. Aty ai nuk jep asnjë ide, por përpiqet të marrë ide nga ftuarit, me shpresë se po formon ushtrinë e tij të re. Aty ai nuk po udhëheq, por po udhëhiqet nga kushdo që troket dhe u thotë “puna mbarë’.
Ai e braktisi atë katër ditë, duke udhëtuar drejt SHAB në një mision totalisht të dështuar, por askush nuk guxon ta pyes, as kë takove, as pse shkove, as kush ta pagoi rrugën, as kush të gënjeu që shkove deri në SHBA. Thjeshtë dëgjojnë buzagaz gënjeshtrat e tij dhe ikin.
Çadra ja ka arritur këtij qëllimi. Nga një triubnë debati, ajo është kthyer në një ikuizicion për çdo mendim kritik kundër PD dhe Bashës. Të vetmin nxitim që bëri Basha duke pranuar ti shkonte në çadër një gazetar kritik si Nano, e ktheu pas dhjet minutash, duke I telefonuar dhe duke ja bërë të pamundur debatin aty.
Çadra është kthyer po ashtu në të vetmin ishull autoritar të opozitës, ku I zoti çadrës nuk preket, nuk I kërkohet llogari, nuk priten shpjegime për veprimet e tij dhe nuk I kërkohet përgjegjësi për rezultatin.
Fjalimi I Bashës në çadër pas ardhjes nga SHBA, do të mjaftonte në çdo parti, të mos e linin as të hynte në çadër me gënjeshtrat që thoshte dhe arsyetimin që bënte, por çadra ja ka dhënë këtë shans për të mos e prekur askush.
Biles shikoj se më të lumtur me atë që po bën në çadër janë kundërshtarët real të tij. Ata me sa duket po presin që Basha tia shikoj “hajrin” çadrës, duke mos hyrë në zgjedhje dhe duke I dhënë dërmën PD dhe pushtetit të tij në PD. Mbështetësit e tij ngajnë më të frikësuar, pasi nuk e dinë se çfarë vjen pas çadrës. I vetmi që qetësohet kur futet aty është Basha. Pak nga pak po I duket si një bunker që po e mbron nga e ardhmja.
Dhe po ja del ta përdor së paku për të mos lejuar askënd të flas kundër tij. Ky është një sukses real për Bashën dhe një humbje e madhe për PD. Por kjo e dyta nuk e shqetëson. TEMA
Diskutime rreth kësaj post