Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi foli sot në emisionin “Kjo Javë”, të gazetares Nisida Tufa në News24 në lidhje me zhvillimet e fundit politike.
Duke iu përgjigjur deklaratave të bëra sot nga deputeti socialist Taulant Balla, Kryemadhitha se nuk po bën opozitën dhe se të kesh një mendim ndryshe nuk është opozitë. “Nuk është keq t’i thuash gjërat siç janë. Mënyra e të bërit politikë ndonjëherë na ka lënë mbrapa. Sa më shumë të fokusohemi tek problematikat, aq më shumë i largohemi demagogjisë”, tha Kryemadhi.
Ajo foli edhe për rivalitetin me ministren e Mbreojtjes Mimi Kodheli që garon këtë vit në Elbasan.
Ju keni thënë “Në Prrenjas gjëndja e mjerueshme, ndërkohë merren me pseudo-reforma”…
Kryemadhi: Unë jam deleguar për tre qarqe, Tiranë, Lezhë, Elbasan. Te i Elbasanit jam fokusuar më shumë se e njoh më pak. Isha atje, dhe kryetarja e Bashkisë së Prrenjasit, një nga problemet më të mëdha që ndjen është mungesa e investimeve. Atje diskutohej prej vitesh mungesa e ujit të pijshëm. Dua të them që s’mund ta mohoj dot që zonat malore janë të varfra. Nuk dua të dal gënjeshtare. Për pseudo-reformat them që ato duhet të japin produktivitet, por në një kohë të caktuara ato kthehen në pseudoreforma. Kush pretendon se ne jetojmë në parajsë, nuk është normale.
Komenti i Taulant Ballës: Sa kohë që Monika kritikon dhe dikasteret që drejtohen nga vetë LSI-ja, kjo është gjë e mirë. PS po punon për çdo gjë që zgjedhjet të bëhen të lira….
Kryemadhi: Me Taulantin jam më shumë mike se me shumë kolegë të tjerë. Po unë prap i qëndroj deklaratave të mia, kudo ku ka shkelje në çdo sektor.
Është ironike deklarata e tij?
Kryemadhi: Nuk e di por ne jemi parti tolerante me mendime të kundërta që i diskutojmë. Nëse në një parti nuk ka mendime të ndryshme, do të jetë fatkeqe.
LSI po bën opozitën në parlament në vend të PD-së?
Kryemadhi: Nuk mendoj se nëse kemi një mendim ndryshe, është opozitë. Nuk është keq t’i thuash gjërat siç janë. Mënyra e të bërit politikë ndonjëherë na ka lënë mbrapa. Sa më shumë të fokusohemi tek problematikat, aq më shumë i largohemi demagogjisë.
A ndieni rivalitet me zonjën Kodheli?
Kryemadhi: Në proceset zgjedhore nuk më interesojnë personat që kam përballë. Unë dua të shkoj tek njerëzit. Ne e kemi politizuar procesin dhe njerëzit janë fokusuar tek partia dhe jo individi, çfarë përfaqëson.
Cili është mendimi personal për Kodhelin
Kryemadhi: Unë e kam mike zonjën Kodheli. Kemi qenë dhe në fushatën e 2013-ës bashkë. Kanë qenë edhe zgjedhjet lokale për kreun e bashkisë së Lezhës. Bashkëpunimi ka qenë shumë i mirë.
Çfarë bilanci bëni në afrim të 1 prillit?
Kryemadhi: Bilancin e shoh pozitiv jo negativ të jem e sinqertë. Ndoshta nuk mund të kalkuloj shumë gjëra, sigurisht ka edhe probleme.
Pavarësisht pozicionimeve, deklaratave, LSI i ka qëndruar korrekte marrëveshjes me PS dhe me qytetarët. Sigurisht me luhatjet e veta për problematika të ndryshme. LSI ka qenë prezente në çdo problematikë. Ne e kemi dhënë votën tonë pavarësisht kundërshtimeve dhe amendamenteve. Nëse ta kemi dhënë votën për arsimin e lartë ta kemi dhënë me kushtin që pastaj të miratoheshin aktet nënligjore. Kanë kaluar 2 vjet dhe aktet nënligjore nuk janë miratuar. Po të pyesësh Ilir Metën mund të flasë ndryshe, është çështje këndvështrimi. Unë nuk kam qenë pjesë e marrëveshjes.
Ku ka gabuar LSI?
Kryemadhi: Nuk e shoh që LSI ka gabuar politikisht. LSI ka devizën e saj shumë të qartë. E shikoj LSI-në koherente edhe konsistente. Ne nuk premtuam 300 mijë vende pune, sigurisht ne bëmë aq sa kishim mundësi. Shpresoj të realizohen deri në datën e zgjedhjeve dhe po s’u realizuan duhet thënë pse.
Opozita thotë nuk ka zgjedhje, si mendoni se do jetë 18 qershori?
Kryemadhi: Ne flasim për koalicione, por koalicionet janë bishta matematikore. Për mua është e rëndësishme pozicionimi i partive në programet e tyre dhe përballja e tyre me votuesin. Koalicioni më i madh për mua është që partitë qoftë të majta dhe të djathta do të përballen për votuesin. Koalicioni është thjesht votat e një partie t’i llogariten një partie tjetër.
Ju personalisht mendoni se duhet të ketë një koalicion tjetër PS-LSI?
Kryemadhi: Nuk kam idenë se si është bërë e para. Ne vazhdojmë të jemi në koalicion. Po ta kapësh me debatet, unë kam më shumë debate me ministrat e LSI. Unë nuk i shikoj politike por në aspektin se sa ky problem shkon tek qytetari. Unë e mendoj si do të përballem nesër me elektoratin.
Ka patur tensione , lëvizje e Ramës me ministrat, Tahiri me Xhafën
Unë nuk kam ndjerë tension, për aq kohë sa kam komunikuar me ata. Atë ditë nuk isha në parlament, por do kisha votuar kundër për shkakrimin e tyre sikurse do votoja pro për zgjedhjen e ministrave. Zgjedhja e Xhafës është zgjedhje e Ramës, këtu është çështja e zbatimit të detyrave.
Është objektiv i LSI-së zgjedhja e Metës kryeministër?
Për mua nëse LSI do Metën kryeministër, Metën ose një tjetër, të dalin forcë e parë. Për të qenë forcë e parë, LSI-ja i ka shanset, siç i ka PS apo PD. E gjitha bazohet në punën e strukturave të partisë, në përgatitjen elektorale.
E doni bashkëshortin tuaj kryeministër?
Nuk e shoh si bashkëshort në punë. Kemi debate pafund për punën me të. Ne mund të rrimë ditë pa folur për pozicionimet e mia. Siç ishte reforma për arsimin e lartë. Meta është i qetë si person, por kur është në tension thotë nuk kam kohë të merrem me ty. Pozicionimet tona janë në aspekte të ndryshme. Unë jam pozicionuar në një fushë tjetër dhe ai në një tjetër. Unë jam më shumë e përfshirë me të rinjtë.
A ka LSI një emër për Presidentin?
Të gjitha partitë kanë një emër..
E shihni veten Presidente?
Unë? Jooo..
Sa e fortë është opozita për ju?
Një opozitë e fortë bën një qeverisje të fortë. Një opozitë e dobët bën qeveri të dobët. E vlerrësoj protestën e opozitës. Nuk ka gjë të keqe që protestojnë. Një opozitë e tillë është shumë e mirë, më bëhet qefi që rritet e forcohet, se dhe ne kështu largohemi nga komoditeti dhe do të jemi më aktivë.
Ju patët përplasje deklaratash me Nikollën
Unë Linditën e kam pasur mësuese matematike. E mbështes shumë, por jam e bindur që mesazhin nuk e ka shkruajtur ajo, por të tjerë që bëjnë check online. Ju bëj thirrje maturantëve që askush të mos bëjë kompromis mbi dijet e tyre. Ne kemi nevojë për kurrikula të vërteta dhe shkolla me standarde evropiane.
Deklarata juaj në lidhje me shafranin në vend të kanabisit…
Ka filluar të kultivohet, në Malësinë e Tiranës. Them shafranin sepse kërkon toka të varfra. Në bujqësi investimet i kemi shumë të pakta. Ne duhet të gjejmë kultura të tilla që kërkojnë toka të varfra dhe mbjellje të menjëhershme. Gratë që rrinë në shtëpi, të punojnë me to. Njerëzit i cuam drejt mbjelljes së kanabisit në mënyrë të fshehtë. Se nëse s’u ofrojmë punë njerëzve, do gjejnë mënyra të tjera për të fituar para. Prandaj duhet t’i fusim kultura të tjera, ku fitimi është më i madh dhe prandaj nuk futen në burg.
Meta e kundërshtoi punën e shafranit…
Meta nuk është mirë në biologji prandaj e thotë këtë. Ne kemi folur dhe me profesor Panaritin.
A do jua sugjeronit fëmijëve tuaj politikën?
Bora është aktive por nuk e ka kartën se ne nuk lejojmë të gjithë familjen të marrë kartën. Djali është indiferent. Unë do them që kushdo ka dëshirë për të ndryshuar vendin, të marrë misionin e tij për t’i bërë mirë vendit. Kaq.
LIBRA – LSI, i shihni bashkë?
Unë të gjitha partitë i shoh bashkë. Vetëm këto pyetje mos m’i bëni mua. Secili nga ne përfaqësohet me nga një program, por të gjithë bashkë duhet të pranojmë standardet për zgjedhje të lira e të ndershme.
Diskutime rreth kësaj post