Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar pas akteve të shëmtuara që ndodhën në sfidën mes Italisë dhe Shqipërisë në stadiumin “Renzo Barbera”, ku u hodhën flakadanë në fushën e lojës nga grupimi Illyrian Elite.
Nëpërmjet një komunikate për shtyp, qeveria e futbollit në vend deklaroi se i dënon me forcë këto veprime, pasi nuk kanë asnjë lidhje me tifozët shqiptarë.
Në Komunikatë FSHF theksoi se ngjarja në sektorin ku ndodhej grupimi Illyrian Ellite cenoi rëndë imazhin fantastik të tifozëve shqiptarë që u shfaq edhe gjatë Europianit të Francës.
Për këtë arsye Federata Shqiptare e Futbollit vendosi që të mos japë e të mos shpërndajë asnjë biletë për në stadium për grupimin Illyrian Elite. Po kështu, FSHF vendosi të përjashtojë nga Fan Club i tifozëve Kuqezi të gjithë ata tifozë që janë regjistruar në emër të grupimin Illyrian Elite.
Diskutime rreth kësaj post