Një trup i pajetë është gjetur pasditen e së shtunës në brigjet e lumit Shkumbin, në fshatin Çërmë të Rrogozhinës.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave kufoma është e seksit femër dhe nga mbikëqyrja paraprake dyshohet të jetë e moshës 16-17 vjeç. Burimet shtojnë se agjentë të policisë kanë nisur hetimet për identifikimin e së ndjerës, me qëllim zbardhjen e rrethanave të vdekjes së saj.
Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh që një trup i pajetë gjendet në ujërat e vendit. Një ditë më parë trupi i pajetë i një personi u gjet nga policia e Vlorës pranë ishullit të Sazanit, i cili dyshohet të ketë qenë një skafist i një gomoneje me drogë.
Diskutime rreth kësaj post