Kryetari i partisë Sfida është Hektor Ruci. “Zoti Ruci nuk do jete kandidat i Sfidës për deputet, nuk ka të drejtë të bëjë përfaqësim politik të Sfidës. Ka për detyrë të administroj proceset e brendshme, garën, financat, transparncën, të gjitha”, – tha Gjergj Bojaxhi mbremjen e se premtes ne emisionin Oktapod ne Vizion Plus.
Përsa i përket rolit të tij ai shprehet se do të përfqësojë partinë Sfida ne zgjedhje si kandidat. “Qytetaret duhet të dinë kush është përfaqësuesi politik i Sfidës, nuk ka nevojë të dinë kush e administron partinë. Ne duam t ndryshojme modelin politik aktual”, tha ai.
I pyetur nga moderatori nëse bashkohej me Zotin Basha dhe a ishte dakort me kauzën e tij ai shprehet se: “Unë do thoja që cadra jonë është kutia e votimit, e dyta ne kemi shume kritika për qeverisjen e zotit Rama, por këto kritika i kemi dhe per partine kryesore të opozites që është Partia Demokratike. Ndersa persa i perket ceshtjes se kanabizimit te vendit ai shton:
“Edhe para 8 viteve kur ishte PD në qeverisje, në Shqipëri mbillej drogë por jo kaq shumë. Hashashi ka qenë gjithmonë në Shqipëri.
Ajo që zoti Basha po thotë, eshte që kur në Shqipëri ka vetëm gjysmë miliardi leke droge zgjedhjet jane të lira dhe të ndershe, kur ka 2 miliard nuk quhen të lira dhe të ndershme. Këto partitë politike po bëjnë debat kush ka mbjellë më shumë drogë”.
Ndërsa pyetjes nëse Partia Demokratike do të jetë pjesë e zgjedhjeve apo jo, ai pergjigjet: “PD po bën teatër dhe do të futet në zgjedhje”.
Diskutime rreth kësaj post