Mjaft i zhgënyer është shfaqur trajneri i skuadrës tonë përfaqësuese Gianni de Biasi pas disfatës përballë Italisë. Megjtihëse nuk kritikoi paraqitjen e skuadrës, tekniku theksoi se në disa moment mungoi finalzimi, ndërsa në lidhje me një dorëheqje të mundshme 60 vjeçari u shpreh se nuk po e mendon, por gjithsesi do të bisedojë me presidentin e federatës
“Besoj se skuadra ime bëri maksimumin përsa i përket impenjimit , vendosmërisë , madje dhe në aspektin teknik e taktik zhvilluam një ndeshje të mire, na mungoi finalzimi në moment të vecanta. Në aspektin fizik nuk jemi ndoshta në kulmin e formës , kthehemi me kokën ulur në shtëpi. Dorëheqja ? Është shpejt, nuk është se po e mendoj, megjithatë do flas me presidentin
Ndërkohë që në lidhje me momentin kur u ndërpre takimi për shkak të tyemueseve të hedhura nga nëj grupi i tfiozëve shqiptar, De Biasi u shpreh i lënduar nga një veprim që nuk do e kish pritur kurrë nga mbështetësit kuqezi
Nuk më pëlqeu aspak momenti i tymuesve, pash një realitet tjetër që nuk e kisha parë ndonjëherë, një realitet që nuk e njihja. Tifozeria jonë është dalluar gjithnjë si një tifozeri mjaft korrekte që mbështet skuadrën , një tifozeri e pastër e bukur. Këtë herë kam mbetur i tronditur dhe i lënduar, nuk do e kisha menduar ndonjëherë që tifozët tanë mund të bënin diçka të tillë
Diskutime rreth kësaj post