Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, artikuloi disa qëndrime kritike ndaj qeverisë “Rama”, një ditë më parë në Elbasan. Ajo i quajti pseudo-reforma ato në arsim, drejtësi dhe shëndetësi, të ndërmarra nga qeveria. Sipas saj, politika duhet të sjellë ujë e të kujdeset që njerëzit të kenë bukë.
Sot, ka reaguar fort deputeti i PS duke paralelizuar LSI-në me opozitën. Lexoni më poshtë njoftimin e plotë të PS-së.
REAGIMI I DEPUTETIT TE PS
“Deputeti Taulant Balla i përgjigjet pyetjes së gazetarëve ne Elbasan për kritikat e koleges Monika Kryemadhi, Balla: Se di ç’do bëje opozita në qarqet e tjera po në Elbasan ajo ka filluar fushatën! Do thoni ju që mikja ime Monika nuk është opozitë! Po e keni gabim, sepse Monika ben opozite edhe per dikasteret apo agjencite qe jane pergjegjesi e partise se saj në qeveri. Ja per shembull, shkon ne Shushice e thote s’eshte bere asgje per bujqesine, nderkohe qe partneri yne ka edhe Ministrine edhe agjencine e pagesave per fermeret. Ose u thotë ju ka lënë qeveria pa ujë, ndërkohë që drejtorinë e Ujësjellësit për ate zone e ka një figurë e partisë së Monikës. Kështu që mos ja qani hallin opozites, të pakten per Elbasanin, se në Elbasan opozita ka filluar fushatën”, thuhet në njoftimin e PS-së.
Diskutime rreth kësaj post