Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një bisedë më qytetarë të Tiranës dhe kreun e Bashkisë, Erion Veliaj. Takimi është ideuar në një nga kafenetë e parqeve në kryeqytet dhe është transmetuar live në adresën e Facebook të Kryeministrit.
Në shënimin për këtë takim, Rama shkruan: “ERTV Live – Studio e hapur opinionesh të ekspozuara”.
Biseda ka vijuar me tema të aktualitetit të ditës, ku Rama dhe qytetarët “opinionistë” flasin për Vettingun, reformat dhe sigurisht për Sali Berishën dhe të zezat e qeverisjes së tij.
Kryeministri ka akuzuar vazhdimisht mediat dhe televizionet për raportime të njëanshme dhe përfaqësim të interesave të opozitës ose të grupeve ekonomike. Muajt e fundit, daljet e tij në emisionet televizive kanë shkaktuar debate të mëdha publike. Kryeministri është akuzuar për arrogancë ndaj moderatorëve dhe shmangie nga pyetjet.
Për të shmangur këtë përplasje, Rama ka menduar të zgjidh problemin duke ideuar një shfaqje të re, ku është vetë moderator, vetë i ftuar vetë i zgjedh edhe të ftuarit.
Diskutime rreth kësaj post