Përfaqësuesja e Kosovës në futboll humbi 1-2 ndaj Islandës, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, duke mos iu shkëputur dot fundit të renditjes në grupin I.
Skuadra e trajnerit Albert Bunjaku nuk mundi të bëjë asgjë përballë surprizës së Europianit 2016, pasi përballja ndaj ishullorëve regjistroi disfatën e katërt në 5 ndeshje të zhvilluara në total.
Sigurdason i dha epërsinë miqve në minutën e 25-të, por pa shkuar ekipet në pushim ishte Sigurdsson që dyfishoi, këtë herë nga pika e bardhë e penalltisë.
Në fraksionin e dytë Atdhe Nuhiu rihapi ndeshjen, por ngulmimi i Kosovës për të marrë qoftë edhe një pikë rezultoi aspak efektiv.
Me këtë humbje, përfaqësuesja kosovare është e fundit me 1 pikë, po aq sa Finlanda.
Diskutime rreth kësaj post