Media ka zbuluar identitetin e shtetasit izraelit që u ndalua në aeroportin e Rinasit me një pajisje të dyshuar përgjuese. Ai është Yoram Frig, ndërsa emri i tij ka dalë edhe në skandalin e ‘Panama Papers’ pak kohë më parë, pasi kishte llogari në Qipro.
Yoram Frig nga të dhënat e para mësohet se ka dy kompani investigimi. Izraeliti u ndalua gjatë ditës së djeshme në aeroportin e Rinasit me një pajisje kompjuterike. Pas dyshimeve se ishte pajisje përgjimi, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet kryesisht për sqarimin e kësaj situate shkruan shqiptarja.com.
Ai aktualisht ndodhet në komisariatin e policisë së Rinasit sëbashku me pajisjen e cila alarmoi efektivët e policisë. Prokurori dyshon për lidhje midis izraelitit të ndaluar në Rinas dhe një biznesmeni shqiptar shumë të njohur. Por deri tani burimet nuk japim më shumë detaje.
Ndërkohë, procedimi penal është regjistruar nga Prokuroria kryesisht për veprat penale “Përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike dhe shpërdorim detyre”. Në terren oficerët e policisë gjyqësore janë duke kryer verifikimi dhe kanë vendosur të kalojnë për ekspertim pajisjen kompjuterike. Kjo pajisje sqaruan burimet nga prokuroria do të ekspertohet në qoftë se është përdorur apo jo për përgjim dhe nëse ka apo jo aftësi të tilla.
Skandal/Kapet pajisje përgjuese e shërbimeve të huaja në Rinas
Diskutime rreth kësaj post