Ish-diplomati Besnik Mustafaj e ka cilësuar deklaratën e kryeministrit Rama si kokëfortë, për të shkuar në zgjedhjet e 18 qershorit edhe pa opozitën. Në një intervistë të dhënë për News 24, ai tha se kryeminitri Rama është i qartë në objektivat e tij.
Ai ka dhënë edhe një vlerësim mbi qëndrimet e opozitës. “Unë kam parë një opozitë konseguente e deklaratave të para. Kjo opozitë, në mënyrë më të qartë është koherente e deklarimeve të veta. Është për tu provuar nëse ka provuar lidership, sepse nuk është mjaftueshëm që të pëlqehesh vetëm nga militantët e tu. Në këtë version është e nevojshme që lidershipi të mishërojë një kënaqje të egos”, tha ai.
Me theks të veçantë në deklarimet e kreut të PD dhe jo vetëm, ai tha se kjo forcë ka dhënë të gjitha argumentat e veta pse nuk do të shkojë në zgjedhje.
“PD ka dhënë të gjithë argumentat e veta pse nuk do të shkojë në zgjedhje me këtë qeveri. Këtyre argumentave nuk u është përgjigjur me argumenta qeveria. Ne kemi një opozitë që është e qartë në platformën dhe taktikat e saj, për të arritur tek pikësynimi i saj”, përfundoi ai.
Diskutime rreth kësaj post