Monika Kryemadhi ka folur troç gjatë një takimi me banorët e Rrajcës, në Librazhd. Në zonën ku është votuar Taulant Balla si deputet, Kryemadhi ka gjetur një gjendje të mjerueshme. Ajo ka folur për mungesën e nevojave bazë të banorëve siç është uji, ndërkohë që ka sulmuar propagandën e qeverisë duke i quajtur pseudo-reforma ato ne arsim, drejtesi e shendetesi, te ndermarra nga qeveria.
“Të mendosh që nuk ka rrugë, infrastrukturë dhe ujë të pijshëm, megjithëse ujin nuk ta jep politika, por Zoti. Janë disa detyrime që ne në politikë i kemi harruar, pasi përfshihemi nga debatet politike apo nga disa pseudo-reforma, qofshin këto arsimore, drejtësie apo shëndetësie dhe harrojmë gjërat më jetike për të cilat njerëzit kanë nevojë. Duhet të harrojmë fasadat e jashtme dhe të mendojmë për ato gjëra që janë të përditshme për banorët, qytetarët, fshatarët, malësorët”, tha Kryemadhi.
Diskutime rreth kësaj post