Pas akuzave të kreut të deputetëve të LSI, Luan Rama për kanalizimin e vendi ka ardhur dhe përgjigja parë ‘flakë për flakë’ nga Partia Socialiste.
Deputeti Vladimir Kosta ka reaguar ashpër ndaj qëndimeve të LSI kundër Ministrisë së Brendshme për çështjen e hashashit. Në një reagim më Facebook, ai thotë se është e papranueshme që një aleat i qeverisë të mbajë qëndrime të tilla. Kosta i sugjeron Kryeministrit Edi Rama që të prishë koalicionin me LSI dhe të dalë menjëherë në zgjedhje.
Postimi i deputetit Vladimir Kosta në Facebook:
LUAN RAMA FOLI SIKUR KA ARDHUR DJE NGA HENA
Aleatët tanë sillen sikur vetëm muajin e fundit janë bërë pjesë e qeverisë. Vetëm këto javë po zbulojnë se reformat nuk janë bërë siç duhet dhe se kanabisi është problem. Ku ishin gjatë katër viteve?
Luan Rama foli në Kuvend sikur ka mbërritur dje nga hëna. Foli sikur nuk e njeh punën e Ministrisë se Brendshme kundër drogës. A nuk ka një zv/ministër në këtë institucion LSI?
LSI nuk duhet ti shmanget përgjegjësisë në raport me drogat në Shqipëri.
Kanë nisur “gjahun” për të gjetur fajtor kur edhe vetë ata janë nxitësit e këtij problemi duke mos denoncuar asnjë rast të vetëm në kohën e zhvillimit të këtij fenomeni.
Nëse do isha në vendin e Edi Ramës nuk do e lejoja më ketë shfaqje dhe sjellje të dëmshme për qeverinë dhe PS nga aleati ynë. Sepse LSI flet dhe sillet sikur është në çadër dhe jo në Qeveri.
Më mirë të marrë fund që tani koalicioni dhe të shkojmë në zgjedhje që tani, por pa këtë aleat dashakeq.
Diskutime rreth kësaj post