Deputeti Ben Blushi ka zbuluar përgjigjen e gjëegjëzës që rrëfeu rreth një muaj më parë nga aola e Kuvendit të Shqipërisë. Gjëegjëza ishte e tillë: “Unë kam një mace ja jap Braçes, macja kafshon Ballën”. Kush e ka fajin”
Deri më tani askush nuk e kishte gjetur përgjigjen, por gjatë replikave të vazhdueshme sot në Kuvend me kryeministrin Rama, dhe një ndërhyrje të ministrit të ri Pushtetit Vendor Eduard Shalsi, Blushi tha se kas pasur mjaft të interesuar për ta zbërthyer gjëegjëzën.
“Dikush më tha si e ka ngjyrën macja. Dikush tha e kujt ishte macja. E imja i thash. Dikush më pyeti ku e kafshoi macja Taulant Ballën”.
Por nuk vonoi shumë, dhe Blushi dha përgjigjen: Kjo është macja, – u shpreh ai duke u kthyer nga karrigia e kryeministrit Edi Rama, – transmeton Express.
“Përgjigja është kjo: Macja që u dhashë unë është Rama, kjo është! Jua dhashë në vitet ’97-’98 dhee koha do tregojë detajet. Ajo ju ka kafshuar të gjithëve ju dhe kjo është arsyeja që unë ika se nuk pranoj kafshimin e maces”, – përfundoi ai.
Menjëherë pas fjalës së Blushit, reagoi deputeti socialist Erjon Braçe:
“Të sfiliten njerëzit për përgjigjen e barcaletës, kjo është… ua them unë kush e ka fajin. Fajin e ka Baftjari, por Baftjari që ka shumë lekë, po të doni ua tregoj edhe Baftjarin që ka shumë lekë”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post