Një shpërthim i një sasie lëndë plasëse është shënuar mbrëmjen e sotme në Durrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në ish-repartin ushtarak në Porto Romano në Durrës.
Sipas të dhënave të para, nga shpërthimi i një sasie të vogël lëndë plasëse kanë mbetur të plagosur dy roje, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital.
Ata mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa nuk dihen ende arsyet e shpërthimit. Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur punën për zbulimin e shkaqeve.
Diskutime rreth kësaj post