Në një kohë që opozita ndodhet prej një muaji në çadrën para Kryeministrisë, nënkryetarja socialiste e Kuvendit, Valentina Leskaj i fton të votojnë Vettingun dhe të vijojnë protestën si detyrim ndaj Kushtetutës, qytetarëve dhe BE-së.
“Votimi i Vettingut është një detyrim kushtetues, të cilin duhet ta zbatojë edhe opozita. Ata mund të vazhdojnë protestën, por ndërkohë duhet të vijnë të votojnë Vettingun. Vettingu është gjëja që e mban peng hapjen e negociatave të Shqipërisë në Bashkimin Europian”, shprehet Leskaj.
Pavarësisht ftesës, socialistët duken të vendosur për të shkuar në zgjedhje edhe pa opozitën.
“Meqenëse zgjedhjet po përdoren si alibi, unë dua të them që votimi për Vettingun është edhe për zgjedhjet. Në rastet e një drejtësia të reformuar, natyrisht që është shumë e vështirë që edhe zgjedhjet të manipulohen. Do mendohet dy herë një komisioner për të abuzuar me zgjedhjet, do të mendohet dy herë një numërues të abuzojë, do mendohen më shumë se dy herë të gjithë ata që janë të angazhuar në administrimin e sistemit zgjedhor me një drejtësi të reformuar”.
E pyetur nëse do t’i zhvillohen zgjedhjet edhe pa Partinë Demokratike, Leskaj përgjigjet: “Ne jemi të vendosur dhe padyshim që do të bëjmë zgjedhjet. Ne kemi detyrim kushtetues që në datën 18 të shkojmë të japim llogari para popullit për ato që kemi bërë dhe nuk kemi bërë dhe për atë që do të bëjmë në të ardhmen”. TCH
Diskutime rreth kësaj post