Batutat dhe momentet e papritura kanë shoqëruar intervistën e Kryeministrit Edi Rama mbrëmjen e sotme në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili.
Veç ironisë, dhe një pjesë të mirë edhe arrogancës, Kryeministri Rama ka bërë edhe lapsuse.
Në një moment ai i është drejtuar gazetares në gjininë mashkullore, por duke kërkuar menjëherë ndjesë.
Por shefi i qeverisë e ka shpjeguar këtë me faktin se sa herë që sheh gazetaren Vasili, i kujtohet një koleg i saj mashkull
Rama: Më fal, se t’u drejtova në gjininë mashkullore. Por po të shihja ty dhe po mendoja person tjetër, një koleg tuajin mashkull.
Eni Vasili: Nuk ka problem
Rama: E di që për ty jo
Eni Vasili: Pse ju keni probleme me ndonjë nga kolegët e mi?
Rama: Mu kujtua, por nuk dua të flas për problemet e mia me të.
Diskutime rreth kësaj post