Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi ka shpërndarë leje legalizimesh në Roskovec, ndërsa ka folur dhe për reformën zgjedhore.
Ai u shpreh se mazhoranca është e gatshme të diskutojë për çdo interes për kodin zgjedhor dhe se zgjedhjet mbahen 1 herë në 4 vite sipas Kushtetutës. Gramoz Ruci tha se zgjedhja e presidentit është në rrezik nëse nuk realizohen zgjedhjet e 18 qershorit, raporton news 24.
“Qeverinë e zgjedh populli dhe nuk mund ta kërkosh kur do. Ne pranojmë çdo propozim të certifikuar nga OSBE. Kushtetuta përcakton qartë në se do ketë apo jo zgjedhje të cilat mbahen 1 herë në 4 vjet. Diskutimi i datës 18 do të thotë një Shqipëri e destabilizuar. Në se nuk realizohen zgjedhjet e 18 qershorit zgjedhja e presidentit te republikës është në rrezik”– tha Ruci.
Diskutime rreth kësaj post